Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për ngjarjen në Tik-Tok!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, Altin Çoku flet për ngjarjen në Tik-Tok!

Altin Çoku,  39-vjeçari i cili u arrestua sot nga blutë e Kamzës me akuzën se ka shtyrë një 27-vjeçare drejt vetëvrasjes e ka komentuar në Tik Tok ngjarjen e rëndë të dy ditëve më parë. Ai mohon të jetë personi që publikoi në rrjetet sociale momentet intime.

Altin Çoku: Ka bo një gabim të madh ai që kanë për t’ju thy gishtat. A e di çfarë më ka bo shoku i ngushtë? Unë me shoqen time në hotel me të edhe boni foto ajo, edhe unë dal me shokun tim në lokal. Duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca ma ka çuar foton mua duke më thënë shih ça fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton e kanë hapur adresa Tik-Tok-u. Mua më vjen keq për gocën e huaj:

Cllevio: Kur ka ndodhur ky muhabet? Tani afër?

Altin Çoku: Që tani… a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok? Eshtë ndarë më burrin dhe ka tentuar dy herë me mbyt veten e unë kam bo debat me gruan time.

@pinguin0012

#cllevioserbiano44 #cllevio #klevio ALTIN ÇOKU NE HOTEL

♬ original sound – 🐧

27-vjeçarja i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt në Kamëz, ndërsa 39-vjeçari ra në prangat e policisë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Sipas informacioneve, viktima ishte e martuar në Kosovë e kishte një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe 27-vjeçarja gjendej në Kamëz për të vizituar familjen.

Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz, pati një takim intim me Altin Çokun. Dyshohet se gjatë kohës së qëndrimit në një dhomë hoteli i ka bërë foto duke e publikuar në Tik-Tok. Kjo i dha përfundimisht fund martesës së saj. Para ngjarjes të së shtunës vajza kishte tentuar dhe dy herë të tjera aktin e vetëflijimit, para se ta finalizonte më 10 shkurt.

Fotoja që u bë shkak:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A.Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48860 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE