“Je delja e zezë e shtëpisë ti…”/ Banorët kundër Gracianos, shkak nominimi që bëri…

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Je delja e zezë e shtëpisë ti…”/ Banorët kundër Gracianos, shkak nominimi që bëri…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Debate të shumta ka pasur mes tyre, teksa janë ndarë edhe në grupe. Kutia e parë e Pandorës në këtë sezon, u bë një tjetër shkak debati, teksa Graciano çoi direkt në nominim Heidin, Lisin dhe Romeon.

Ky nominim ‘ka ndezur gjakrat’ në “BBV3”, me një pjesë të madhe të shtëpisë që duket se i janë kthyer kundër Gracianos. Dea iu drejtua banorit se ai është ‘delja e zezë në shtëpi’, sidomos pas nominimit që bëri.

Graciano: Do të viktimizohet tani. Do të marrin të gjithë nga ajo gjëja që bëra unë.

Dea: Je delja e zezë e shtëpisë ti. Presim sot se çfarë do të ndodhi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49538 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE