SPAK shpall pretencën për Belerin, kërkon dy vjet e gjashtë muaj burg!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SPAK shpall pretencën për Belerin, kërkon dy vjet e gjashtë muaj burg!

SPAK ka shpallur pretencën për Fredi Belerin, për të cilin kërkon dy vjet e gjashtë muaj burg.

SPAK tha se e kërkoi këtë dënim për Belerin bazuar në prova, duke pasur parasysh se vepra e korrupsionit në zgjedhje dënohet nga 1 deri në 5 vite, tha Prokurori,  si dhe fakti që Beleri është kandidat i zgjedhur, mosha, dhe që nuk është penduar.

Për Pandeli Kokaveshin SPAK kërkon dy vjet burg dhe për shkak të gjendjes së tij, gjykata tha t’i konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Gjykata tha se u ngarkohet edhe detyrimi për të paguar shpenzimet gjyqësore prej 166 mijë lekë.

Avokati thotë se po përpiqet të dënohet Beleri pa prova.

“Nuk sollën asnjë provë përveç dëshmisë së, Arsen Ramës. Është një fabul e ndërtuar shumë keq. Edhe ata të 46-ës e ndërtonin më mirë fabulën. I gjithë procesi është i ngritur mbi dëshminë e dy vëllezërve të dënuar” tha avokati.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Prej kohësh, kjo çështje është bërë temë kryesore diskutimi edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Më herët, disa aktivistë të shoqërisë civile kanë deklaruar sedo të djegin flamurin e “Vorio-Epirit” në momentin që do të mbërrinte në SPAK kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, në një kohë kur pritej të niste gjyqi për Fredi Belerin. Ngjarja është parandaluar nga policia.

Policia ka mbërritur para ambienteve të SPAK përpara se të mbërrinte Dule dhe ka shoqëruar menjëherë të riun duke mos e lejuar të kryejë aktin që kishte paralajmëruar.

Kreu i PBDNJ ka qenë i pranishëm edhe në seancat e shkuara ndaj kryebashiakut të zgjedhur të Himarës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE