20 gra të ftuara, britanikja organizon një festë për shkurorëzimin!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
20 gra të ftuara, britanikja organizon një festë për shkurorëzimin!

Një grua britanike organizoi një festë luksoze me rastin e shkurorëzimit në Spanjë. Festa u zhvillua në një rezidencë afër Malagas dhe 20 gra morën pjesë në të. Baker Debbie Wingham, tha se ishte porositur të bënte “ëmbëlsirën më të madhe të Shën Valentinit në botë” për ngjarjen dhe ajo kushtoi rreth 24 mijë euro. Secila grua mori si dhuratë një çantë me vlerë 12 mijë euro.

Ndërsa identiteti i gruas që organizoi festën mbetet i panjohur, kompania njoftoi se e gjithë ngjarja kushtoi mbi 292 mijë euro. Festa u organizua nga DM Promotions, të cilët thonë se kanë punuar me këngëtaren shqiptare Rita Ora dhe gjithashtu Rihanna-n.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48808 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE