Feston sot ditëlindjen, urimin më të bukur publik Olsa Muhameti e mori nga…

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Feston sot ditëlindjen, urimin më të bukur publik Olsa Muhameti e mori nga…

Autorja e programit “Për’puthen” dhe ‘Kepi i Tundimeve’, Olsa Muhameti feston ditën e sotme ditëlindjen e saj. Përpos urimeve nga njerëzit e saj më të dashur, si një personazh i njohur nuk munguan dhe urimet publike. E nëse po pyesnit veten se kush i dedikoi fjalët më të bukura Olsës në këtë ditë kaq të veçantë për të jua themi ne.

Bëhet fjalë pikërisht për bashkëpunëtoren e saj prej pak vitesh tanimë, prezantuesen Bora Zemanin. Të dy bukuroshet njihen për miqësinë e tyre të mirë që është ruajtur edhe pse Bora është konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e ‘Për’Puthen’, por do të prezantojë programin më të ri që do të nisë së shpejti në Top Channel, “Dancing With The Stars’. 

Me anë të një fotoje të përbashkët, Bora e uron Olsën me këto fjalë:

Edhe 100 vite të bukura për këtë vajzën këtu me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar! Të dua

“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit. Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti para pak muajsh dha një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie.

Do flasim gjatë për Për’Puthen e jashtëzakonshme, që pritet të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.

Pra, autorja jo vetëm që tregoi se do të  rinisë por do të vijë edhe me një format ndryshe. E teksa nga ana tjetër ka treguar se ka qenë e angazhuar me programin më të ri që sapo ka nisur, ‘Kepi i Tundimeve’, i cili deri më tani ka rezultuar shumë i pëlqyer.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41792 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE