Spanjë, policia godet rrjetin e trafikut të drogës/Drejtohej nga shqiptarë!

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Spanjë, policia godet rrjetin e trafikut të drogës/Drejtohej nga shqiptarë!

Spanja godet një rrjet kriminal të trafikut të drogës, që drejtohej nga shtetas shqiptarë. Policia spanjolle arrestoi 17 persona në operacionin e zhvilluar në provincën e Valencias dhe sekuestroi 820 kilogramë kokainë. Mes 17 të arrestuarve është edhe drejtuesi i këtij grupi.

Njoftohet se gjatë kontrollit të banesave luksoze janë gjetur 226 mijë e 500 euro cash, tre aparate për zbulimin GPS, si dhe u sekuestruan 13 automjete. Hetimi për këtë operacion nisi në fillim të vitit të kaluar.

Mësohet se informacionet për organizatën e drejtuar nga shtetas shqiptarë me banim në Valencia, shtynë policinë dhe prokurorinë spanjolle të ndiqte rrjetin e tyre të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, si dhe më pas për pastrimin e parave.

I pari u identifikua drejtuesi i rrjetit e më tej të gjithë anëtarët e këtij rrjeti. Po ashtu u zbuluan disa shtëpi luksoze dhe magazina industriale në pjesë të ndryshme të Valencias në Spanjë e që organizata kishte në dispozicion. Në një lavazh, rrjeti kriminal bënte mbledhje për të shpërndarë udhëzimet ndaj anëtarëve të grupit./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE