Vdekja e Navalny-t, familjarët Moskës: Na dorëzoni menjëherë trupin!

vovalbania February 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekja e Navalny-t, familjarët Moskës: Na dorëzoni menjëherë trupin!

Sekretarja për media e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, konfirmon se ai ka vdekur dje në një burg në Rusi. Ishte 47 vjeç. Në X, Kira Yarmysh shkruan se nënës së Navalny-t i është dërguar një mesazh zyrtar ku thuhej se ai vdiq më 14:17, sipas orës lokale.

Aleksei Navalny u vra.

Yarmysh shtoi se një punonjës i burgut IK-3 në Siberi, i njohur edhe si “Ujku polar” bëri të ditur se trupi i pajetë i Navalny-t është dërguar në Salehard dhe u tërhoq nga zyrtarë të Komitetit Hetues të Rusisë.

Tani, ata po kryejnë “hetime” me trupin e tij. Ne kërkojmë që trupi i Aleksei Navalny-t t’i dorëzohet menjëherë familjes!

Përmes një deklarate të një dite më parë, një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë deklaroi se “Navalny u ndje keq pasi po ecte dhe më pas humbi vetëdijen”.

Një autoambulancë shkoi në vendngjarje, në përpjekje për t’i ofruar ndihmë mjekësore, por ai vdiq. U ndërmorën të gjitha veprimet për ta kthyer në jetë, por nuk prodhuan rezultate pozitive. Mjekët e autoambulancës e shpallën të vdekur të burgosurin. Shkaku i vdekjes është duke u përcaktuar.

As familja dhe as ekipi i bashkëpunëtorëve të Navalny-t nuk e konfirmuan menjëherë këtë njoftim, por u bë e ditur se një avokat u nis drejt burgut në Siberi, ku Navalny po vuante një dënim të gjatë.

Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, bashkëshortja e Navalny-t, Yulia fajësoi presidentin Vladimir Putin dhe qeverinë e tij.

Duhet të përballen me drejtësinë!

Njoftimi i autoriteteve ruse për vdekjen e Navalny-t nxiti zemërim dhe dënim nga liderët botërorë që thanë se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë përgjegjës Putinin për vdekjen e raportuar të Navalny-t.

Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit ishte mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza nga shumë persona janë cilësuar si “të nxitura politikisht”.

Në gusht, Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e ka mohuar gjithmonë. Për këtë u dënua me 19 vjet burg shtesë. Po ashtu, qe dënuar me 9 vite heqje lirie për shkelje të lirisë me kusht, mashtrim, si dhe shpërfillje të gjykatës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE