“Romeon nuk e konsideroja të fortë…”/ Dea Vieri komenton lojën e banorëve: Meritoni krijon situata kot!”

vovalbania February 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Romeon nuk e konsideroja të fortë…”/ Dea Vieri komenton lojën e banorëve: Meritoni krijon situata kot!”

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, të ftuar sot në “Big Brother Radio” ishin ish-banorja e “BBV3” Dea Vieri dhe djali i një prej konkurrentëve aktualë, Rei Ujkashi. E eleminuar vetëm pak ditë më parë, Dea përshkruan eksperiencën e “BBV3”, teksa zbulon se pse nuk u lidh me asnjërin prej banorëve.

Ndër të tjera, ish banorja Dea Vieri ka komentuar lojën e banorëve në “BBV3”.

Unë e kam thënë që kisha piketuar disa persona që kisha ndërmend të debatoja. Unë shihja potencial te Egla, Ilnisa. Për mua Romeo përpiqej, por nuk e konsideroja shumë lojtar të fortë, në mënyrën si argumentonte ishte pak i vakët.

Por si i ka ndryshuar nominimi banorët?!

Meritoni e ka ndjerë shumë presionin e nominimit, ka krijuar situata kot. Roza ka filluar lutjet e veta. Eglën e kam parë të qetë, mendoj se nuk e meriton te dalë. Aktron në shumë situata, është një aktore e mrekullueshme. Kam frikë se mund të dalë Graciano…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49322 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE