Protesta e opozitës, Luçiano Boçi: Sot jemi të bashkuar si një zë i vetëm, luftojmë me pasionin e Sali Berishës dhe forcën e rinisë!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protesta e opozitës, Luçiano Boçi: Sot jemi të bashkuar si një zë i vetëm, luftojmë me pasionin e Sali Berishës dhe forcën e rinisë!

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë bëri thirrje për dhunë, revoltë dhe shembjen e dyerve të godinës së qeverisë.

Pavarësisht se u deklarua se protesta është organizuar për shqetësimet e qytetarëve Boçi sërish u fokusua në ‘arrestin shtëpiak’ të Sali Berishës duke e quajtur si ‘të burgosur të regjimit’.

“Këto godina janë vende ku grabiten pasuritë tuaja, ku bëhen pazare të pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve dhe po t’i shihni janë të lyera me krim dhe korrupsion.  Të dashur miq, ai që është larguar shihni mirë se çfarë bën, këto godina i mbyll dhe na takon ne t’i shembim ato porta dhe t’i hapim ato dyer. Duke i hapur ato dyer i korruptuari kryeministër do të gjendet pas hekurave. Vetëm kështu e marrin në dorë njerëzit fatin e tyre në Shqipëri. Ndaj duhet të vazhdojmë betejën tonë të vështirë.  U them atyre që mundohen të mbyllin këto porta, që duan të burgosin Sali Berishën, që ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë luftën tonë sepse jemi të frymëzuar nga njerëzit”- tha Boçi mes të tjerash.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pavarësisht se më herët ka refuzuar të jetë pjesë e bashkimit mes Rithemelimit dhe deputetëve të grupit të Gazment Bardhit, ka zgjedhur të jetë e pranishme në protestën e mbrëmjes së sotme.

Tabaku shihet pranë Alfred Rushajt, ish kreut të grupit parlamentar të PD-së.

LZHK, PDIU kanë dalë kundër protestës së Rithemelimit. Asnjë përfaqësues i dy partive të vogla opozitare dikur aleat me Sali Berishën, nuk është i pranishëm në mesin e militantëve që janë grumbulluar para kryeministrisë. Ashtu si PD zyrtare, protestën e kanë bojkotuar edhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi të cilët në emër të Partisë së Lirisë kanë çuar përfaqësues Petrit Vasilin dhe Endrit Braimllarin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE