Banuese në Itali prej 21 vitesh, gruas marokene i mohohet nënshtetësia!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banuese në Itali prej 21 vitesh, gruas marokene i mohohet nënshtetësia!

Kryebashkiaku i Pontoglios që ndodhet në provincën e Breshias, i ka mohuar nënshtetësinë një gruaje me origjinë marokene, banuese në Itali prej 21 vitesh. Me një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku Alessandro Pozzi shpjegoi se ishte një gjest respekti i detyrueshëm ndaj shtetasve me origjinë të huaj që u bënë italianë dhe u integruan në komunitetin tonë.

Kjo zonjë, rezidente në Itali që nga viti 2003 (21 vite), fatkeqësisht ka treguar jo vetëm se nuk zotëron nivelin minimal të njohurive të gjuhës italiane, por edhe më shqetësues mbetet fakti se gjatë ceremonisë ka shfaqur vështirësi në betimin e kërkuar me ligj. Si përfaqësues i juaji dhe së pari si funksionar publik, kam për detyrë të dëgjoj betimin e zonjës. Pas tre kërkesave, ajo as mundi ta shqiptonte atë. Refuzimi i shtetësisë ishte një pasojë e pashmangshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE