Klopp trajneri i ri i Barcelonës?! E zbulon agjenti i tij…

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E pazakontë, trajneri i Liverpool humb unazën e martesës në fushën e lojës…

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp ka konfirmuar largimin nga Liverpooli në fundin e këtij sezoni. Klopp ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga Anfield në tetë vitet e tij si trajner. Ka qënë pikërisht vetë trajneri me një deklaratë për mediat pak kohë më parë, i cili ka bërë njoftimin e papritur teksa tha se do të largohet nga Liverpuli në fund të sezonit pas nëntë vitesh në “Anfield”. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, do të ulë perden e nëntë viteve të drejtimit në Anfield këtë verë, dhe duke qenë se ai i ka kthyer Reds nga sfidues të herëpashershëm të titullit në kampionë evropianë, nuk është çudi që klubet kryesore të Evropës janë pas tij. Por, Klopp nuk do të menaxhojë asnjë ekip sezonin e ardhshëm.

Në momentin e njoftimit, Klopp shpjegoi se do të largohej një vit nga puna e trajnerit për të rimbushur bateritë, ndërsa tha gjithashtu se nuk do të drejtonte kurrë një klub tjetër të Premier League. Barcelona dhe Bayern Munich tashmë kanë konfirmuar vende të lira këtë verë, dhe të dy raportohet se janë të interesuar për Klopp, pavarësisht deklaratave të tij. Bayerni njoftoi sot se Thomas Tuchel nuk do të vazhdonte punën në sezonin e ri, ndërsa Barcelona konfirmoi largimin e Xavit disa javë më parë. Megjithatë, agjenti i Kloppit, Marc Kosicke ka konfirmuar për Sky në Gjermani se trajneri gjerman do të shkonte në pushim dhe nuk do ta drejtoj asnjë klub. “Jurgen Klopp nuk do të drejtojë asnjë klub apo ekip kombëtar kur të përfundojë sezoni. Kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Kosicke.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE