Pozoi ‘topless’ përpara një monumenti fetar në Moskë, modelja ukrainase në listën e të kërkuarve nga autoritetet ruse!

vovalbania February 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pozoi ‘topless’ përpara një monumenti fetar në Moskë, modelja ukrainase në listën e të kërkuarve nga autoritetet ruse!

Modelja e njohur nga Ukraina është vendosur në listën e të kërkuarve nga autoritetet ruse pasi vite më parë kishte pozuar ‘topless’ para një monumenti fetar në Rusi. Lolita Bogdanova, 24-vjeçe, e njohur si Lola Bunny për ndjekësit, “trazoi” rrjetin kur ngriti bluzën e saj derisa po pozonte përpara Katedrales së Shën Vasilit në Sheshin e Kuq të Moskës.

Kjo ka bërë që autoritetet e presidentit rus Vladimir Putin ta vendosin në listën e “të kërkuarve”. Imazhet të cilat ishin bërë në vitin 2021, u rishfaqën kohët e fundit duke zemëruar zyrtarët rusë dhe duke i shtyrë ata që të nisin kërkimin për arrestimin e saj. Bogdanova thuhet se kishte nënshkruar një marrëveshje për të mos u larguar nga Rusia derisa çështja të mund të hetohej. Asokohe, modelja me origjinë nga Makiivka e Ukrainës lindore, kishte kërkuar falje për ofendimin e besimtarëve fetarë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48756 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE