Parashikimi i motit, 24 Shkurt, 2024!

vovalbania February 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, 24 Shkurt, 2024!

Masat ajrore të lagështa të shkëputura nga disa qendra të thella presioni me origjinë nga cikloni i Islandës do të bëjnë që vendi ynë këtë fundjavë të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i vranët por nuk do të mungojnë as intervale të herëpashershme kthjellimi.

Ditën e shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit reshjet parashikohen me intenistet mesatar e lokalisht të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE