Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për sot!

vovalbania February 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa, me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me intervale të herëpashershme e afatshkurtra me diell. Nuk mungojnë edhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin shqiptar. Në orët e pasdites ka shira me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era fryn me drejtim verilindje-juglindje dhe me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, era bëhet relativisht intensive e me shpejtësi 12-18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/20
Re shi pak diell

Kukës
11/19
Re shi pak diell

Lezhë
12/21
Re shi pak diell

Dibër
7/17
Re shi pak diell

Durrës
11/22
Re shi pak diell

Tiranë
13/21
Re shi pak diell

Elbasan
10/19
Re shi pak diell

Berat
13/22
Re shi pak diell

Vlorë
15/20
Re shi pak diell

Korçë
6/13
Re shi pak diell

Gjirokastër
9/15
Re shi pak diell

Sarandë
11/18
Re shi pak diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48962 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE