Ecja më e gjatë me shkopinj druri, anëtarët e komunitetit Karbi të Indisë thyejnë rekord botëror!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ecja më e gjatë me shkopinj druri, anëtarët e komunitetit Karbi të Indisë thyejnë rekord botëror!

Anëtarët e komunitetit Karbi në Indi kanë shënuar rekord të ri botëror Guinness teksa formuan një rresht prej 721 personash që ecnin me shkopinj druri. Këshilli Autonom i Karbi Anglong ka organizuar përpjekjen për të shënuar rekord botëror gjatë një festivali në Assam të Indisë.

Bëhet e ditur se 721 këmbësorë me veshje tradicionale kanë formuar një linjë prej 1.9 kilometrave. Pjesëmarrësit kanë ecur për 10 minuta me shkopinj druri duke thyer kështu rekordin botëror. Ndërkaq, ecja me shkopinj e njohur si Kang Dong Dang, është traditë me rrënjë në kulturën Kabri. “Nëpërmjet kësaj vepre të jashtëzakonshme, ne kemi shfaqur gjallërinë dhe forcën e popullit Karbi, duke frymëzuar krenarinë dhe unitet midis brezave”,-tha Këshilli Autonom Karbi.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE