Moti në vend, ja si mbyllen ditët e fundit të muajit shkurt!

vovalbania February 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti në vend, ja si mbyllen ditët e fundit të muajit shkurt!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për javën në të cilën kemi hyrë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike me mot me diell, edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi.

Në këtë mënyrë nga sot e deri ditën e mërkurë, 28 shkurt, moti parashikohet me kthjellime, si edhe me alternime vranësirash. Hera-herës, ato do të jenë deri të dendura, por kalimtare. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore.

Ndërkaq, në ditën e fundit të muajit shkurt dhe të parën e marsit, mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme e të lagështa. Moti parashikohet kryesisht i vranët, si edhe me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave.

Vlen për t’u theksuar se për shkak të erës me drejtim nga kuadrati i jugut, si dhe masave ajrore të ngrohta, pritet që temperaturat të kapin vlera deri në 24-25 gradë celsius, temperatura këto disa gradë më të larta se mesatarja mujore klimatike për muajin ku ndodhemi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48875 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE