Rrëfimi prekës i Rike Roçit: Mami në koma për 6 muaj, babi ndërroi jetë prej…

vovalbania February 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëfimi prekës i Rike Roçit: Mami në koma për 6 muaj, babi ndërroi jetë prej…

Banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi, ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj dhe sakrificat që ka kaluar për të emigruar në shtetin italian.

Gjatë një bisede me Julian Dedën, modelja e njohur tregoi se familja e saj ka qenë gjithmonë e ndarë për shkak të emigrimit. Ajo shtoi se babai ishte në Itali ndërsa ajo me mamin dhe motrën në Shqipëri.

Rike tha se sapo ajo dhe nëna e saj kanë mbërritur në Itali, babai i saj është rikthyer në Shqipëri pasi ishte shumë i sëmurë dhe në moshën 52-vjeçare ai ndërroi jetë nga problemet që kishte me mushkëritë, ndërsa e ëma si pasojë e një aksidenti ka qëndruar në koma për 6 muaj.

“Herën e parë ikëm me pasaportë dhe vula false me anije Durrës-Bari. E kuptuan që ishim me vula false dhe na kthyen mbrapsht. Herën e dytë me gomone por babin e kishin kthyer mbrapsht se ai punonte në të zezë. Pas disa vitesh kam parë babin, nuk e mbaja mend fare. U kthyem te babi në Shqipëri dhe nuk kishim ku të shkonim. Pastaj për herë të tretë kemi marrë gomonen prapë, babi, mami, unë dhe motra. Herën e tretë ia dolëm.

Babin nuk e kam se ka vdekur në 2015, 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë. Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar. Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri. Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera. Sa tu shkollonim, dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë.

Atëherë mbyteshin me gomone, ne te gomonja që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë. Ça traumash kam unë. Kam pas një fëmijëri o Zot.

Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma. Unë kam parë drama me sytë e mi. Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë.”– tregoi Rike.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE