Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë/Zelenskyy i akordon Ramës Urdhrin “Yaroslav i Urti”

vovalbania February 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nënshkruhet Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Ukrainë/Zelenskyy i akordon Ramës Urdhrin “Yaroslav i Urti”

Në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy nënshkruan Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë e Ukrainës. Rama vlerësoi se firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit përforcon dhe promovon miqësinë mes dy vendeve.

Po ashtu, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i dorëzoi kryeministrit Edi Rama Urdhrin “Jaroslav i Urti”, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen. Në motivacionin që shoqëron, thuhet:

Me vendimin e presidentit të Ukrainës për kontribut të jashtëzakonshëm personal gjithashtu edhe për mbështetje i dorëzohet urdhri “Yaroslav i Urti”, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur  theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të veçantë, të paqes e sigurisë.

Presidenti Zelenskyy ndodhet në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkë-organizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” që nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve nga Europa Juglindore dhe Ballkani Perëndimor.

Samiti zhvillohet si një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutohet si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe Europës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE