Arrestimi i Liamit në BBVIP, avokati tregon skandalin: “Për dënimin nuk kishte dijeni as policia dhe as ai vetë”

vovalbania March 03, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Arrestimi i Liamit në BBVIP, avokati tregon skandalin: “Për dënimin nuk kishte dijeni as policia dhe as ai vetë”

Policia ka ekzekutuar ditën e sotme një vendim gjykate të shkurtit 2022, që dënonte Liam Osmanin, banorin e ri të “Big Brother Vip 3” me 2 vjet e 6 muaj burg.

Në një njoftim të Policisë thuhet se ai përmes mashtrimit ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat.

Por avokati Dritan Shehaj, përfaqësuesi ligjor i Liam Osmanit i njohur për publikun si Liam Mandiaro, ka mohuar që klienti i tij të ketë pasur dijeni për dënimin me dy vite burg për borxhin prej 6 mijë eurosh.

Në reagim, avokati Shehaj shkruan se Liam Osmani është një shtetas gjerman që jeton e punon në Gjermani në një nga spitalet në Këln dhe se autoritetet shqiptare nuk u janë drejtuar asnjëherë organeve gjermane për ta kërkuar, njoftuar apo për ta thirrur për të dhënë shpjegime.

Arrestimin e tij brenda BBV, Shehaj e konsideron një padrejtësi dhe shton se përsa i përket dënimit, nuk kanë pasur dijeni as autoritetet e aeroportit “Nënë Tereza” dhe as ato të policisë Tiranë, ku Liami ka qëndruar 10 ditë përpara se të futej në BBV.

“Sqarojmë se Liam Osmani do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të vënë në vend padrejtësinë që i është bërë, vendimi i gjykatës brenda pak ditësh do të bëhet nul, dhe cështja do të shqyrtohet nga e para, dhe jemi të sigurt se në përfundim Liam Osmani do të shpallet i pafajshëm”.

Reagimi i avokatit:

Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.

Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne fund as nga gjykata perkatese. Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet e tij te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise. Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.

Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE