“Më duket egoizëm dhe mungesë profesionalizmi…”/ Rudina Dembacaj zbulon pse nuk është protagoniste në shfaqjet e saj!

vovalbania March 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më duket egoizëm dhe mungesë profesionalizmi…”/ Rudina Dembacaj zbulon pse nuk është protagoniste në shfaqjet e saj!

Eftuar sot në “Pardon My French” ishte Driada Dervishi, regjisorja e një prej shfaqjeve më të sukesshme të kohëve të fundit të titulluar “7 minuta”. Shfaqja u rivendos në skenë në kuadër të një kauze për mbështetjen e gruas. Një shfaqje që ka në fokus 11 zonja të nderuara, 11 emra të skenës shqiptare. Historia është italiane. Ndërkohë, Rudina Dembacaj, bashkëproducente e shfaqjes, ishte e ftuar sot në një lidhje telefonike.

Sa shumë emocion më ka dhënë ky projekt. Mendoj që idea e Driadës ia ka arritur qëllimit që ta jepte mesazhin e fortë që ka kjo vepër. Ka qenë një emocion i madh, shfaqja, por edhe reagimet e publikut. Ne për ato jetojmë. Pas shfaqjes së mbrëmshme, dita më është dukur shumë bosh… Ne nuk do ndalojmë në asnjë moment ta rivëmë në skenë. Ne shumë shpejt do jemi në Durrës. Duam ta kthejmë në Tiranë. Shoh shumë njerëz që nuk e kanë parë, janë shumë kuriozë. Është kënaqësi e madhe që mbushen plot sallat e teatrit.

Por si ishte për të bashkëpunimi me Driadën?

Është nder të jem bashkëpunëtore e Driadës. Jam ndjekëse e rregullt e shfaqjeve të sja. Mendoj që Driada si regjisore nuk ka vënë ansjë shfaqje për të kaluar radhën, por gjithmonë ruan misionin që ka teatri, të të bëj të mendohesh të ndërgjegjësohesh, të japësh një mesazh.

Por pse nuk dëshiron Rudina të jetë protagoniste në shfaqjet dhe filmat e saj?

Unë nuk mund të jem regjisore pasi jam bashkëproducente në këtë gjë. Për mua është kënaqësi të jem pjesë, jo të jem protagonistja. Këto gjëra vijnë natyrshëm. Që të jem vetë protagoniste në rol kryesor, më duket një egoizëm dhe një mungesë profesionalizmi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE