Pozicioni qe mbajnë në avion para nisjes, flet stjuardesa dhe tregon se çfarë fshihet pas këtij veprimi!
Pasagjerët e kujdesshëm dhe vigjilentë kanë vënë re së fundmi se si anëtarët e kabinës bëjnë një veprim të pazakontë gjatë nisjes dhe aterrimit të avionat. Tani, një stjuardesë ka treguar se pse bëhet ky veprim dhe çfarë shërben për sigurinë e ekuipazhit. Henny Lim, anëtare e linjës ajrore me bazë në Filipine, Cebu Pacific tregoi përmes një videoje në TikTok se pse saktësisht anëtarët e ekuipazhit vendosin duart nën këmbë tek sediljet gjatë këtyre periudhave të veçanta.
Why do cabin crew sit on their hands while in their jumpseats? Check this video out to know! Special guest for today’s video: Clare demecillo Follow my Official Facebook Page: “Henny Joyce Lim” Follow me on Instagram: _hennylim_ #fyp #HJL #cabincrewlife #bracingposition #cebupacific #groundstop
Lim shpjegoi se ky në fakt quhet “pozicioni i shtrëngimit”. Ajo shton se ky pozicion përfshin shtrëngimin e rripave të sigurimit, pozicionimin e drejtë të trupit dhe duart të vendosura poshtë këmbëve. “Qëllimi është të mbahet trupi në një pozë të ngurtë në mënyrë që nëse ndodhë diçka nga një emergjencë e paplanifikuar, trupi të ketë më pak lëndime”,-thotë stjuardesa në video.
Këto masa e mbajnë të kufizuar lëvizjen e trupit në mënyrë që të ketë më pak shanse për lëndim nëse ndodh një emergjencë.