Ndërron jetë njeriu që jetoi për 70 vite në një “mushkëri hekuri”!

vovalbania March 14, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ndërron jetë njeriu që jetoi për 70 vite në një “mushkëri hekuri”!

Ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare Paul Alexander, njeriu që jetoi në një mushkëri hekuri për 70 vjet pasi poliomieliti e la të paralizuar. Në pamundësi për të marrë frymë vetë, ai u vendos brenda një tubi të veçantë të quajtur “mushkëri hekuri”, e cila e mbajti gjallë që nga viti 1952. Ventilatori kërkon që pacientët të shtrihen brenda tij, me një pajisje të lidhur fort në qafë. “Mushkëria e hekurt” ishte një tub mrekullie që lëvizi mushkëritë dhe shpëtoi jetën e mijëra pacientëve të paralizuar nga poliomieliti. Pajisja funksionon duke krijuar një vakum dhe kështu mushkëritë e pacientit furnizohen me oksigjen.

Ndërsa ishte në spital, mjekët u përpoqën ta bënin Paulin të merrte frymë vetë duke e shkëputur nga makina por pothuajse menjëherë ai filloi të mavijoset. Paul arriti të marrë frymë vetë duke zhvilluar një teknikë shumë të vështirë të quajtur “frymëmarrja e bretkosave” e cila bëhet duke gëlltitur ajrin. Ishte terapistja fizike e Paulit e cila e ndihmoi atë të zhvillonte këtë teknikë të frymëmarrjes.

Atij iu desh një vit dhe pasi arriti të merrte frymë vetë për një kohë të gjatë, ai mundi të dilte nga ‘mushkëria e hekurt’. Ulej fillimisht në tarracën e shtëpisë dhe më pas dilte në oborr. Edhe pse për të jetuar iu desh të flinte në mushkërinë e hekurt, Pal filloi dalëngadalë të dilte jashtë oborrit. Në moshën 21-vjeçare, ai u bë personi i parë që u diplomua nga një shkollë e mesme në Dallas pa ndjekur mësimet personalisht.

Paul tregoi përvojat në autobiografinë e tij prej 155 faqesh, të cilën e shkroi gjatë pesë viteve. Pal shkroi çdo fjalë me një stilolaps të ngjitur në një shkop në gojë. Ai i mbijetoi pandemisë së koronavirusit, pavarësisht se ishte në grupin me rrezik të lartë. Makina e Paul u shpik në vitin 1928 dhe nuk është prodhuar që nga fundi i viteve ’60, pasi teknologjia ka përparuar.

Pavarësisht shpikjes së makinerive më moderne, Aleksandri ka preferuar të vazhdojë të jetojë në mushkërinë e tij të hekurt. Në një intervistë me regjisorin Mitch Summer në vitin 2020, Paul deklaroi se ai kurrë nuk hoqi dorë nga vetja, pavarësisht vështirësive me të cilat u përball. Poliomieliti sulmon neuronet motorike në palcën kurrizore, duke ndërprerë komunikimin midis sistemit nervor qendror dhe muskujve, duke i bërë ata përfundimisht shumë të dobët për të lejuar një person të marrë frymë vetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50317 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE