Presidenti Zelensky vlerëson gamën e re të dronëve ukrainas!

vovalbania March 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti Zelensky vlerëson gamën e re të dronëve ukrainas!

Gamën e zgjeruar të dronëve luftarakë ukrainas, presidenti i Ukrainës e konsideron si një nxitje të rëndësishme ushtarake për vendin e tij, i cili është nën sulm nga ushtria e Rusisë dhe mercenarët pro-rusë që prej më shumë se dy vitesh tashmë. Në videomesazhin e radhës së një nate më parë, dukshëm, Zelensky iu referua disa sulmeve të suksesshme nga dronët ukrainas që kanë shënjestruar rafineritë ruse.

Në këto javë, shumë kanë parë tashmë se sistemi rus i luftës ka pikat e tij të dobëta dhe se ne mund t’i arrijmë këto pika të dobëta, me armët tona.

Tre objekte nafte në rajonin rus të Samaras, më shumë se 1 mijë kilometra në lindje të Ukrainës, u sulmuan një ditë më parë. Me sulme të tilla, Kievi zyrtar po synon që të ndërpresë prodhimin rus të karburantit në mënyrë që ushtria e Rusisë të marrë më pak furnizime se aktualisht.

Po ashtu, Ukraina nuk e fsheh qëllimin që të zvogëlojë të ardhurat nga prodhimi i naftës. Siç dihet, Moska e përdor arin e zi për të financuar luftën e saj të nisur më 24 shkurt të vitit 2022, por që në Rusi njihet me emrin “operacion special ushtarak për të çmilitarizuar e denazistifikuar Ukrainën”.

Ndërkohë, duhet thënë se nuk dihet shumë lidhur me zhvillimin teknik të dronëve ukrainas, por përdorimi i tyre i suksesshëm në distanca të largëta është vërtetuar bindshëm vetëm në javët e fundit.

Në mënyrë të veçantë, kryetari i shtetit Volodymyr Zelensky falënderoi industrinë e mbrojtjes dhe ushtrinë ukrainase në lidhje me arritjen e kësaj aftësie me rreze të gjatë. Duke folur në Kiev, presidenti i vendit u shpreh se:

Nga tani e tutje, Ukraina do të ketë gjithmonë fuqinë e saj goditëse në ajër.

Ukraina po reziston dhe ka më shumë se dy vjet që po i shmanget një pushtimi rus në shkallë të plotë. Luftimet më të ashpra mbeten të përqëndruara në rajonin lindor ukrainas. Në krah të saj janë vendosur shumë vende, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të Bashkimit Europian. Në përgjigje të luftës në Ukrainë i janë vendosur sanksione të ashpra ekonomike, bankave, kompanive e shumë individëve të lidhur me presidentin Putin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48756 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE