Ndodh e papritura me “Big Brother VIP” pas eliminimit të Egla Cenos!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Egla tha se ky personazh e ka ngacmuar seksualisht, Top Channel zhduk videon!

Për mirë apo për keq, Egla Ceno ka qenë në qendër të vëmendjes për situatat e ndodhura në “Big Brother VIP”.

Megjithatë, produksionit iu desh të merrte një vendim për thyerjen e vazhdueshme të rregullave të lojës nga Egla.

Nëpërmjet një zarfi të zi të mbërritur në shtëpi ditën e djeshme, u bë e ditur se Egla Ceno skualifikohet nga gara.

Mirëpo ky moment, ka arritur të thyejë rekorde në më pak se 24 orë. Postimi i bërë nga Big Brother VIP në Instagram për skualifikimin e Eglës, ka arritur të grumbullojë mbi 1 milionë shikime.

Gjithashtu edhe aktorja ka arritur të fitojë të paktën 18 mijë ndjekës në Instagram në më pak se 24 orë.

Këtë sezon, ky është i vetmi moment kur “Big Brother VIP” arrin shifrën e 1 milion shikimeve në një postim të vetëm, për më pak se 24 orë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49346 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE