Shokon Patriarku i Moskës: Rusia, “luftë e shenjtë” në Ukrainë!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shokon Patriarku i Moskës: Rusia, “luftë e shenjtë” në Ukrainë!

Ka shkaktuar tronditje dje indinjatë deklarata e Patriarkut të Moskës, Kiril, i cili e përshkroi agresionin brutal të Rusisë në Ukrainë “si luftë të shenjtë”.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse me bazë në Moskë, e përforcoi kësisoj retorikën e Kremlinit duke e cilësuar madje konfliktin si ekzistencial dhe civilizues. Sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës, kjo nga ana tjetër përbën dhe një zbrapsje domethënëse për autoritetet ruse, të cilat deri më tani kanë shmangur me kujdes karakterizimin zyrtar të pushtimit rus të Ukrainës si çdo lloj lufte.

Pak ditë më parë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia është “në gjendje lufte”. Në një dokument të ri ideologjik dhe politik, Kiril e quajti “operacionin ushtarak special” të Putinit përveç një lufte të shenjtë dhe një fazë të re në luftën e popullit rus për “çlirimin kombëtar… në Rusinë jugperëndimore”, duke iu referuar në Ukrainën lindore dhe juglindore. Ai i argumentoi deklarata e tij me pretendimin se ushtarët po mbrojnë “Rusinë e Shenjtë” dhe botën nga sulmi i globalizmit dhe fitorja e Perëndimit, i cili sikurse tha, ka rënë në Satanizëm.

Patriarku deklaroi se lufta në vendin fqinj do të përfundojë me Moskën që do të vendosë ndikimin e saj ekskluziv në të gjithë territorin e Ukrainës moderne dhe duke përjashtuar çdo qeveri ukrainase që Kremlini e përcakton se është armiqësore ndaj Rusisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE