Marsela Çibukaj zbulon më shumë për albumin e ri “PETALE”: Sigurisht që janë edhe autobiografike…

vovalbania April 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Marsela Çibukaj zbulon më shumë për albumin e ri “PETALE”: Sigurisht që janë edhe autobiografike…

E ftuar sot në “Pardon My French” ishte Marsela Çibukaj për të folur për albumin e ri “PETALE”. Ajo tregoi më shumë për këngët dhe zbuloi se nga është frymëzuar. Ajo u shpreh për “The Voice”, dëshirën për rikthim të Top Fest, e shumë të tjera.

Këngët do t’i lançojmë javë pas jave. Këtë të diel del “Fajet”. Janë katër këngë të bukura dashurie, me atë dashurinë melankolike, një dashuri më llogaritare në sensin e përfundimit të një dashurie. Në këngët “Petalet” është një dashuri pak më ‘vintage’. E fundit “As engjëll, as dreq”, është pak më piper, tregon për një vajzë me mend, i kemi të dyja versionet ne vajzat. Albumi ka qenë një nga projektet që kam dashur të sjell në publik. Sigurisht që janë edhe autobiografike.

Unë ndjehem shumë e sinqertë në atë që bëj, pa impostime të tregut. Ndoshta nuk kam shumë ndjekës në rrjete sociale, nuk di të përdor TikTok-un. Jam më shumë tek gjërat që godasin me dëgjim të parë. Muzika duhet dëgjuar, nuk duhet parë. Edhe unë mundohem të adaptohem, por kam një shije ndryshe nuk dua ta sforcoj veten në këtë sens. Unë jam më shumë për njerëzit që janë vetvetja. Edhe në stilin që unë zgjedh të këndoj, gjithmonë dua të jetë një pjesë e imja, njerëzit duan të shohin Marselën.

Më tej, Marsela u shpreh:

Sardi Strugaj është një zë, talent, imazh që i duhet artit shqiptar. Te albumi “PETALE”, të katërta janë muzikë nga Sardi, tekstet tre janë nga ai, “Ata puthen” është nga Killua. Janë një grup djemsh me një energji të jashtëzaknshme. Të pastër, pa gjëra artificiale. Realizimi i këtij albumi ka qenë dëshirë e imja që në fëmijëri. Sardit i shpreha dëshirën të kisha disa këngë bashkë, jo të më bënte thjesht një këngë. Albumi ka këtë veçanti, tregon një periudhë të caktuar të artistit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE