Parashikimi i motit/ Reshje shiu në disa zona të vendit, temperaturat deri në 24°C

vovalbania October 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit/ Reshje shiu në disa zona të vendit, temperaturat deri në 24°C

Sipas MeteoAlb pritet rënie graduale e vlerave barike duke sjellë freskim të menjëhershëm të motit në të gjithë territorin e vendit; përsa i përket reshjeve do të mbeten prezenete në zonat veriore dhe jugore duke lënë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta zonat qëndrore të Shqipërisë.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin; për pasojë vranësirat do të jenë prezente, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me
kthjellimë.

Parashikohet që gjatë natës i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira disi më të pakta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie gjatë orëve të mëngjesit, por edhe mesdita do të ketë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE