Gjendet i vdekur në pyll aktori i “1923” Cole Brings Plenty!

vovalbania April 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendet i vdekur në pyll aktori i “1923” Cole Brings Plenty!

Fatkeqësisht është gjetur i vdekur në një zonë pyjore në Kansas aktori i njohur Cole Brings Plenty. Aktori i serialit amerikan “1923” u zhduk fundjavën e kaluar, u pa për herë të fundit në orët e hershme të mëngjesit të 31 marsit duke u larguar nga zona e Lawrence, Kansas, me një Ford Explorer të bardhë.

Cole Brings Plenty dyshohej nga policia se ishte përfshirë në një mosmarrëveshje të dhunës në familje, sipas një postimi në Facebook nga Departamenti i Policisë Lawrence në Kansas. Trupi i Brings Plenty u gjet dhe u identifikua në një zonë të pyllëzuar larg automjetit.

Ndërkaq, menaxherja e të ndjerit, Michelle Shining Elk, i tha CNN në një deklaratë se: “Megjithë përpjekjet tona të vazhdueshme, ne nuk kemi qenë në gjendje të krijojmë kontakte me Cole; zhdukja e tij pa informuar askënd për vendndodhjen e tij nuk është karakteristikë e tij dhe është thellësisht shqetësuese.”

“Jam thellësisht i pikëlluar të konfirmoj se djali im, Cole, është gjetur i vdekur dhe nuk është më me ne. Duam të shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për lutjet dhe mendimet pozitive që dërguat për Cole. Gjithashtu do të donim të falënderonim të gjithë ata që na mbështetën ndërsa ne kërkonim djalin tim dhe siguruam burimet që na nevojiteshin për të zgjeruar zonat tona të kërkimit. Mësova këtë javë se sa njerëz e dinin mirësinë në zemrën e Cole dhe e donin atë.”-tha babai i tij, Joe Brings Plenty Sr. dhe familja në një deklaratë. Përveç pjesëmarrjes në dy episode të prequel-it të serialit Western “Yellowstone” “1923”, titujt e tjerë të aktorit përfshijnë paraqitjet në serialet televizive “Into the Wild Frontier” dhe “The Tall Tales of Jim Bridger”, sipas faqes së tij në IMDb.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE