Mandati i Olta Xhaçkës, kryeparlamentarja tregon arsyet e zvarritjes së vendimit të GJK!

vovalbania April 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mandati i Olta Xhaçkës, kryeparlamentarja tregon arsyet e zvarritjes së vendimit të GJK!

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve ka sqaruar arsyet pse nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për deputeten socialiste Olta Xhaçka, e cila sipas demokratëve është në konflikt interesi pasi bashkëshorti i saj mori statusin e investitorit strategjik.

Nikolla tha se Kuvendi s’mund të mblidhej pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në fletoren zyrtare, po ashtu dhe situata në Parlament ishte anormale për shkak të qëndrimit të opozitës.

 “Janë ndjekur të gjitha procedurat që neni 87 i procedurës së Kuvendit parasheh.
Këshilli i Legjislacionit nuk mund të mblidhej pa dalë në fletoren zyrtare vendimet e Gjykatës Kushtetuese përsa i përket periudhës tjetër nga korriku dhe deri te momenti që flasim, besoj mund ta drejtoni pyetjen nga vetja,  pasi e dini shumë mirë që e keni përfshirë parlamentit në anormalitet dhe nuk mund të mblidheshim në mënyrë krejtësisht të njëanshme për të mbledhur, qoftë për të marrë vendim këtu në Këshillin e Mandateve dhe në seancë plenare”, tha Nikolla.

Në seancën që pritet të mbahet të enjten (11 prill), Kuvendi do të vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka do t’i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.

Gjatë mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që u mbajt sot, deputetja Klodita Bushka kërkoi që duke u bazuar në diskutimet që u bënë gjatë mbledhjes, të vendoset në seancë plenare nëse Gjykata Kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim çështjen nëse Olta Xhaçkës duhet t’i hiqet ose jo mandati i deputetes pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik.

Bushka: I propozojmë seancës plenare të vendosë lidhur me dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese nisur me gjithë analizën e çështjes që bëmë këtu.

 Bardhi: E kuptoni pra qytetarë, u duhen edhe 48 orë për të kuptuar nëse e ka lëshuar apo jo Rama Olta Xhaçkën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE