Pamje të rënda: Shqiptari tenton ta përdhunojë pronaren e lokalit në Greqi

vovalbania April 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamje të rënda: Shqiptari tenton ta përdhunojë pronaren e lokalit në Greqi

Një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar që të përdhunojë një 32-vjeçare greke, në lokalin e saj, në ishullin Simi.

Ka qenë nëna e dy fëmijëve e cila ka publikuar videon, për të bërë apel dhe për të dhënë mesazh se nëse një grua nuk do të kryejë marrëdhënie seksuale, nuk mund të detyrohet nga askush.

Siç shihet nga pamjet, shqiptari është futur në pjesën e banakut dhe ka kërkuar që ta puthë dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Ajo i thotë që të largohet, të ndalojë, e po ashtu i tregon se sipër kokës së tij, është një kamera, por kjo nuk e ka ndaluar të riun të tentojë.

KËTU i gjeni pamjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49633 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE