Vriten 4 policë në Karolinën e Veriut gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari!

vovalbania April 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vriten 4 policë në Karolinën e Veriut gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari!

Katër oficerë policie u qëlluan për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën të hënën gjatë një përleshjeje me armë, teksa po kryenin një operacion për arrestimin e një të kërkuari në një shtëpi në Charlotte, në shtetin e Karolinës së Veriut.

Ata mbërritën në banesën ku ndodhej i dyshuari dhe ai hapi zjarr ndaj oficerëve në oborrin e shtëpisë. Burri, i identifikuar nga autoritetet si Terry Clark Hughes, 39 vjeç, dyshohet se filloi të qëllonte, duke goditur shumë oficerë.

I kërkuari, i cili hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë u qëllua për vdekje gjatë përleshjes me armë, ndërsa dy persona që ndodheshin në shtëpi në momentin e operacionit janë arrestuar.

Ata ishin një grua dhe një djalë 17 vjeçar, të cilët po merren në pyetje për ngjarjen. Tre nga oficerët që u vranë ishin pjesë e një Task Force të Marshallëve të SHBA-së, e përbërë nga oficerë nga agjenci të shumta. Disa rrugë në atë zonë, përfshirë Interstate 77 ku ndodhi edhe ngjarja, u mbyllën si masë sigurie.

Një deklaratë e Departamentit të Drejtësisë së SHBA tha se një nga katër oficerët e vrarë ishte një zëvendës marshall amerikan.

Presidenti Biden u informua për incidentin dhe ka folur me guvernatorin e Karolinës së Veriut, Roy Cooper, tha Shtëpia e Bardhë. Në mars 2007, dy oficerë të policisë Charlotte-Mecklenburg u vranë gjatë një përleshje.

Përveç 4 oficerëve të vrarë, Jennings tha se katër pjesëtarë të Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg që shkuan në vendin e ngjarjes, u qëlluan. Një oficer është në gjendje kritike, tre të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.

“Sot është një ditë absolutisht tragjike për qytetin Charlotte dhe për organet e rendit, – tha shefi i policisë Jennings. – Sot ne humbëm heronj që punonin për të mbajtur komunitetin tonë të sigurt”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51167 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE