“Kokë më kokë” në nominim me Romeon, Heidi tregon se kush mund të dalë…

vovalbania May 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kokë më kokë” në nominim me Romeon, Heidi tregon se kush mund të dalë…

Egla Ceno gjatë primet të mbrëmjes së djeshme u zgjodh nga publiku liderja e shtëpisë së “Big Brother VIP3” për këtë javë, duke fituar avantazhin për të dërguar në televotim “kokë më kokë” dy banorë, ku njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale.

“Heidin dhe Romeon”– tha banorja pa menduar gjatë, duke dërguar menjëherë në nominim çiftin.

Por vetëm aktorja e njohur e di se si qëndron e vërteta e këtij nominimi, pasi të gjithë banorët e tjerë mendojnë se njëri prej të nominuarve do të lërë përfundimisht shtëpinë të shtunën.

Gjatë një bisede me Graciano Taganin, Baci u shpreh se është e bindur që ajo do të dalë nga shtëpia, sepse sipas saj, gjatë primeve të fundit të gjithë e kanë sulmuar.

“Unë me atë jemi një, kjo e çon tjetrin shumë lart. Është një sakrificë që do dali fytyra. Mendoj që do të dal unë. Unë kam qenë më e qetë dhe duke parë primet e fundit që më kanë sakatuar… Ajo sot i bëri një nder shumë të madh. Kur i erdhi pushteti atij (Romeos) e shpëtoi dhe kur i erdhi asaj (Egla) e futi në këtë situatë”- tha Heidi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51167 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE