Protestat propalestineze në universitetet amerikane, mbi 2 mijë të arrestuar!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Protestat propalestineze në universitetet amerikane, mbi 2 mijë të arrestuar!

Raportohet se të paktën 2 mijë persona janë arrestuar në kampuset e universiteteve amerikane si pjesë e protestave propalestineze. Vetëm në Kaliforni ka pasur 200 të tilla, duke e çuar totalin në më shumë se 2 mijë që nga mesi i muajit të kaluar kur policia hyri për herë të parë në kampusin e Columbias. Studentët deklaruan se vendimi i universitetit për të thirrur policinë, e shkatërroi komunitetin universitar.

Presidenti Joe Biden mbrojti dje të drejtën për të protestuar, por këmbënguli se “rendi duhet të mbizotërojë”.

E drejta për të mos u pajtuar është thelbësore për demokracinë, por mospajtimi nuk duhet të çojë kurrë në mungesë rendi.

Tensionet në disa universitete janë shtuar ndërsa demonstruesit refuzojnë të heqin tendat. Administratorët e universiteteve u kanë kërkuar organeve të rendit që t’i largojnë me forcë protestuesit, gjë që ka çuar në përleshje që kanë tërhequr vëmendjen e politikanëve dhe mediave.

Presidenti Biden tha se nuk i mbështet thirrjet për të dërguar Gardën Kombëtare për të vendosur rendin. Gjithashtu, ai shtoi se protestat nuk e kanë nxitur të rishqyrtojë qëndrimin ndaj luftës në Rripin e Gazës. Presidenti demokrat ka kritikuar herë pas here sjelljen e Izraelit, por ka vazhduar ta furnizojë me armë.

Deklaratat e bëra para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Karolinën e Veriut, erdhën pas disa ditësh heshtjeje lidhur me protestat.

Ky nuk është një moment për të bërë politikë. Eshtë një moment për qartësi.

Më shumë se një javë më parë, Biden i dënoi publikisht “protestat antisemite” dhe “ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët”.

Shtëpia e Bardhë, e cila është përballur me një mori pyetjesh nga gazetarët, shprehu një qendrim më të ashpër se presidenti. Të mërkurën, sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre tha se Biden po “vëzhgon nga afër situatën” duke shtuar se disa demonstrata kishin kaluar cakun që ndan fjalën e lirë nga sjellja e paligjshme.

Marrja me forcë e një ndërtese, si ajo që ndodhi në Universitetin “Columbia” në Nju Jork, nuk është paqësore.

Presidenti Biden nuk ka qenë kurrë i prirur për të protestuar. Karriera e tij në politikë filloi si një zyrtar qarku kur ai ishte vetëm 28 vjeç. Ai gjithmonë ka përkrahur rëndësinë politike të kompromisit mbi zellin.

Ndërsa universitetet amerikane u tronditën nga zemërimi i protestuesve për Luftën në Vietnam në vitin 1968, Biden studionte për drejtësi në Universitetin e Sirakuzës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51588 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE