Realizohet tiramisuja më e madhe në botë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

vovalbania May 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Realizohet tiramisuja më e madhe në botë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

Një restorant italian në Londër ka realizuar tiramisunë më të madhe në botë. Ekipi në restorantin “Luci” në Covent Garden kaloi gjithë ditën duke bërë tiramisunë më të madhe në botë, dy metra e lartë. Tiramisuja padyshin që hyri në librin e rekordeve Guinness.

Did somebody order tiramisu? 😅🤯
Say ciao to Torremisu – Luci’s 2 metre tall, record breaking tiramisu tower! ☕️🇮🇹 Made in honour of #NationalTiramisuDay, the tower will be on display to the public until next week @ Luci Restaurant.

➡️ Follow for more! pic.twitter.com/b04hDtOqNF

— BELLISH (@bellishofficial) March 27, 2024

Stafi i restorantit e quajti me dashuri “Torremisu” (vjen nga fjala italiane “torre”, që do të thotë kullë) dhe kjo ëmbëlsirë gjigante është bërë nga të gjithë përbërësit klasikë që zakonisht përdoreen në tiramisu dhe është plotësisht e ngrënshme. U deshën pesë orë për të qenë gati, por edhe 24 orë për të përgatitur të gjithë përbërësit.

“Torremisu” u bë aq hit saqë ekipi bëri një tjetër kopje pak ditë më vonë dhe atë ditë të gjithë ata që konsumonin në këtë restorant merrnin një tiramisu falas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51290 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE