“Flasim”/Rama: Reportazhi i “RAI 3” për Shqipërinë, me fakte të paverifikuara!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Flasim”/Rama: Reportazhi i “RAI 3” për Shqipërinë, me fakte të paverifikuara!

Në podcastin “Flasim”, ku të ftuar kishte gazetarin Blendi Fevziu, kryeministri Edi Rama diskutoi në lidhje me lirinë e medias e sërish foli për reportazhin e transmetuar nga televizioni italian “RAI 3” kushtuar marrëveshjes së emigrantëve Shqipëri-Itali.

Teksa u ndal te parimet klasike të gazetarisë ku lajmi duhet të verifikohet nga të gjitha burimet, Edi Rama u shpreh se “sot ka një shpejtësi aq të madhe të dhënies së informacionit sa ai që është lajm i ri në mëngjes, bëhet lajm i vjetër në darkë dhe nuk ka kohë për të verifikuar”. Si shembull, solli rastin me “RAI 3”, duke theksuar se “nuk kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh pa asnjë verifikim të gjërave që thonin”.

Ajo që ndodhi nuk duhej të kishte ndodhur para disa vitesh. Të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë persona të cilët janë të gjallë, janë persona publikë, kanë një përgjegjësi përpara të gjithëve e të mos kërkosh versionin e tyre, mos të verifikosh… Faktikisht ata jo vetëm i ishin referuar, por ishin të gjitha gjëra të marra nga këtu.

Në momentin kur nga një burim tjetër, ti merr një lajm ose një tërësi faktesh që janë problematike dhe as nuk i verifikon e nga ana tjetër, viktimën e atyre që ke marrë, ti e rigodet pa bërë verifikim, kjo nuk do të kishte ndodhur më parë.

Pjesa kulmore fare ishte mohimi i faktit që ndërkohë përgjigjet që ata kishin kërkuar i kishin marrë dhe nuk i publikuan. Kjo është një e drejtë abuzive e tyre, por nuk mund të thonë që nuk i kemi marrë përgjigjet.

Po ashtu, kryeministri Rama vuri në dukje edhe se “këtu ka një revansh të spektaklit, si dhe të nevojës për audiencë, të nevojës për të tërhequr sa më shumë vëmendje e gjithashtu për të ushqyer publikun me sa më shumë ngjarje e interpretime, të cilat e fusin publikun jo më në një një marrëdhënie “të mërzitshme” me të vërtetën, por edhe në një marrëdhënie shumë tërheqëse me gënjeshtrën, me fiction-in e me komplotin. Eshtë bërë një spektakël botëror”, shtoi shefi i qeverisë në podcast-in “Flasim”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51395 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE