Mund t’i përgatisni në shtëpi, ilaçet që ndalojnë teshtimën!

vovalbania May 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mund t’i përgatisni në shtëpi, ilaçet që ndalojnë teshtimën!

Me siguri këto ditë shumë prej jush jeni duke përjetuar një gjendje gripale dhe tështimat janë të shumta. Ideja se zemra jonë ndalon kur teshtijmë tingëllon më shumë si diçka që do të ishte e vështirë të besohej por, përsëri, thonë ekspertët, trupi i njeriut bën disa gjëra të çuditshme, por edhe disa gjëra të mrekullueshme. Teshtitja është mënyra e trupit tonë për të nxjerrë jashtë traktit respirator lëndë të huaja, siç janë pluhuri ose poleni.

Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se presioni i lartë i ajrit në gojë shoqërohet me teshtitjen dhe bën që truri të fillojë t’u “kërkojë” nervave në hundë që të prodhojnë më shumë mukozë. Detyra e mukusit shtesë është të ndihmojë në parandalimin e hyrjes së substancave të huaja në mushkëri.

Teshtima mund të ndalet me ndihmën e masazhit në disa pika të caktuara në fytyrë. Me majat e gishtave të mesëm shtypeni ashtin e hundës lart-poshtë dhe më pas tërhiqni gishtërinjtë përgjatë vetullave, herë duke e rritur, e herë duke e zvogëluar shtypjen e më pas përgjatë mollëzave dhe rreth syve. Përsëriteni disa herë.

Përzini tetë thelpinj hudhre me gjysmë limoni të grirë imët së bashku me lëvore, hidheni ujin e ftohtë, i cili është vluar paraprakisht dhe mbajeni në një vend të errët e të ftohtë për disa ditë. Konsumojeni një herë në ditë nga një lugë, para ngrënies së ushqimit. Para se të dilni nga shtëpia lyeni mukozën e hundës me ndonjë krem kundër virusit ose hidhni në hundë disa pika ta aloe-verës, e cila parandalon depërtimin e virusi nëpërmjet zgavrës së hundës.

Imunitetin mund ta forconi edhe me vajra aromatikë. Ajroseni mirë dhomën, më pas mbyllini të gjitha dyert e dritaret, në një enë hidhni pak ujë, ngroheni ngadalë dhe shtoni disa pika të vajrave eterike. Merrni frymë thellë me hundë mbi avull prej 15 deri në 20 minuta, çdo ditë në sezonin e gripit dhe ftohjes. Kini kujdes me mënyrën e të ushqyerit. Një gotë me kos dhe disa portokaj do t’ju mbrojnë nga gripi dhe infektimet e tjera me viruse.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51359 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE