Detaje tronditëse/ U gjet e mbytur ne lumin Buna, 9-vjeçarja dyshohet se i dha fund jetës për shkak të dhunës nga i ati

vovalbania May 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje tronditëse/ U gjet e mbytur ne lumin Buna, 9-vjeçarja dyshohet se i dha fund jetës për shkak të dhunës nga i ati

Detaje tronditëse janë zbuluar me kalimin e orëve për zhdukjen e nënës me tre fëmijët, ku deri më tani është gjetur e mbytur vajza 9-vjeçare.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës së mitur, e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.

Policia njofton se hetimet e rastit të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Ndërkohë në pranga është vënë 31-vjeçari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja Alma Arazi dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit Ergys Arazi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51373 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE