Presidenti azer Aliyev: S’mund të duam paqe e pastaj të sulmohet fqinji!

vovalbania May 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti azer Aliyev: S’mund të duam paqe e pastaj të sulmohet fqinji!

Në Baku të Azerbajxhanit u mbajt Forumi i 6-të botëror për Dialogun Ndërkulturor, me temë “Dialogu për Paqe dhe Siguri Globale: Bashkëpunim dhe Ndërlidhje”. Ky takim është kthyer në një platformë diskutimi, ku synohet forcimi i mirëkuptimit midis popujve. Presidenti azer Ilham Aliyev, theksoi rëndësinë e dialogut të sinqertë, si rruga drejt paqes dhe sigurisë.

Duhet bashkëpunim e vullnet i plotë dhe i sinqertë për të zgjidhur problematikat, për të adresuar sfidat që kemi.  Ne nuk mund të demonstrojmë hipokrizi, standarde të dyfishta ose thjesht të injorojmë e të mbyllim sytë kur shohim se demonstrohen hipokrizi dhe standarde të dyfishta.

Kur artikuloni vlera të këndshme si toleranca, dialogu, demokracia e të drejtat e njeriut, por vazhdoni të kolonizoni territore jashtë shtetit, kjo nuk është gjë tjetër veçse hipokrizi dhe duhet ndalur. Përvojat tona në multilateralizëm sigurisht që do të na ndihmojnë gjatë presidencës sonë të COP29. Ne kemi axhendën tonë “jeshile” (Green Agenda) dhe do të mirëpresim COP29.

Me vendim unanim, Azerbajxhani u zgjodh si vend pritës dhe ne e shohim rolin tonë në ndërtimin e urave. Siç e përmenda, historia, gjeografia e ndërveprimi ynë me institucionet europiane dhe në të njëjtën kohë vendosja gjeografike midis Perëndimit dhe Lindjes, na mundëson të bëjmë shumë.

Azerbajxhani e siguroi paqen me luftë. Mendoj se kjo duhet të analizohet tërësisht. Të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare miratuan rezoluta dhe vendime që kërkonin tërheqjen e forcave armene, duke përfshirë katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ata që i miratuan ato rezoluta nuk bënë asgjë për t’i zbatuar. Pra, ne duhej të arrinim paqen përmes luftës. Ajo që bëmë në vitin 2020, 44 ditët e Luftës Patriotike, na lejoi të çlironim pjesën më të madhe të territoreve. Shtatorin e kaluar ne rivendosëm plotësisht integritetin tonë territorial dhe sovranitetin.

Tani jemi në një situatë pas konfliktit. Në këtë situatë pas konfliktit, edhe një herë ishte Azerbajxhani ai që u soll në mënyrë proaktive. Ishte Azerbajxhani ai që i ofroi Armenisë të fillonte negociatat për një marrëveshje paqeje. Ishte Azerbajxhani, vendi që përpunoi parimet bazë dhe madje hartoi marrëveshjen e paqes. Edhe pse ne rivendosëm plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin shtatorin e kaluar dhe u bëmë objekt i sulmeve politike të pajustifikuara nga Armenia e të ashtuquajturit “garantues”, ne bëmë një propozim për paqe. Tani po shohim tendenca pozitive në rrugën e paqes.

Gjatë aktivitetit morën pjesë dhe përfaqësues nga UNESCO.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51427 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE