Fitoi 50 mijë euro për çmimin e dytë në Eurovizion, Baby Lasagna tregon se çfarë do të bëjë me paratë!

vovalbania May 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fitoi 50 mijë euro për çmimin e dytë në Eurovizion, Baby Lasagna tregon se çfarë do të bëjë me paratë!

Baby Lasagna do të marrë 50,000 euro si çmim për pjesëmarrjen e tij në Eurovision 2024. Këngëtari ka vendosur që këtë shumë parash ta dhurojë për 2 spitale të qytetit të tij. Në një postim të bërë nga kroati në Instagram, ai shkruan:

Faleminderit qeverisë kroate, për çmimin prej 50,000 euro. Megjithatë, nuk mund t’i pranoj këto para. Mund të jap shumë arsye, por e para, më e rëndësishmja dhe më e mjaftueshme është se ka shumë njerëz dhe organizata të tjera që paratë do t’i ndihmojnë shumë më tepër. Kërkoj nga z. Plenkovic që të dhurojë 25.000 euro për Departamentin e Onkologjisë dhe Hematologjisë Pediatrike të Spitalit “Mladen Cepulic” në emrin tim dhe në emër të qeverisë kroate. Përveç kësaj, 25.000 të mbetura do t’i dhuroj Departamentit të Hematologjisë Pediatrike, Onkologjisë dhe Transplantit të Qelizave Staminale Hematopoetike në spitalin “Kbc Zagreb”. Faleminderit!

Biletat për koncertet e kroatit janë bërë virale pasi ai fitoi vendin e dytë në konkursin muzikor. Brenda 12 orësh, biletat për tre shfaqje të tij live u shitën. Të tria koncertet do të zhvillohen në stadiumin Šalata në Zagreb nga data 12 deri më 14 shtator dhe siç njofton kompania përgjegjëse organizatore, biletat për këtë ambient janë shitur në kohë rekord. Performanca e Baby Lasagna ishtë më e shikuara në YouTube nga të gjitha performancat e natës gjysmëfinale. Ai mblodhi mbi 530,000 shikime në 9 orë që nga postimi. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 53118 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE