Shakira pushon nga puna punonjësin për arsyen qesharake!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shakira pushon nga puna punonjësin për arsyen qesharake!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Shakira ka pushuar nga puna një punonjës pasi refuzoi t’i ngrohte një copë pule. Ky zbulim i ri erdhi si pjesë e një dokumentari të detajuar për këngëtaren kolumbiane. Teksa dokumentari fokusohej në akuzat për mashtrim tatimor ndaj Shakirës, ​​u raportuan edhe detaje të tjera për jetën e saj private dhe profesionale. Një natë kur punonjësi ishte shumë i lodhur, Shakira i kërkoi të ngrohte një pulë dhe ai i tha:

E vërteta është që nuk mund ta bëj më, nuk do ta ngroh pulën, unë kam gatuar për 17 persona gjatë gjithë ditës, nuk mund ta bëj më. 

Pas kësaj Shakira i tha atij:

Nëse nuk je i mirë për këtë, nuk je i mirë për asgjë tjetër dhe menjëherë u pushua nga puna.

Ndërkaq, teksa gjithandej në mediat e ndryshme ndërkombëtare po përflitet një ndarje e paqtë mes yllit të muzikës pop dhe futbollistit Gerard Pique, në fakt fotot e fundit të bëra virale tregojnë tjetër gje. Së fundmi janë publikuar disa foto ku dyshja e njohur shihen duke debatuar ashpër në sy të fëmijëve të tyre teksa ndodheshin në një jaht. 45-vjeçarja dhe 35-vjeçari dukeshin tepër të nervozuar.

Ndërsa lidhja e tyre ka arritur deri në pikën e divorcit, Gerard Pique nuk është aspak i kënaqur me kushtet e divorcit të Shakiras. Qendërmbrojtësi i Barcelonës thuhet se u ngrit në këmbë dhe u largua nga takimi ku diskutuan për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Pas shumë javësh negociatash dhe takimesh, lojtari katalanas kishte shpresuar që t’i jepte fund kësaj telenovele.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE