Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, mijëra qytetarë hyjnë në vendin tonë!

vovalbania August 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, mijëra qytetarë hyjnë në vendin tonë!

Një numër i madh udhëtarësh është regjistruar ditën e sotme në Portin e Durrësit.

Vetëm në hyrje regjistrohen 5,913 pasagjerë, ndërsa sa i përket mjeteve, janë regjistruar 1,332 të tilla pa përfshirë kamionët.

Në këtë port kanë mbërritur deri tani katër tragete, tre nga Bari dhe një nga Ankona, ndërsa deri në mbrëmje pritet të mbërrijnë edhe dy të tjerë.

Sipas të dhënave të INSTAT-it, për periudhën janar-qershor, në vend kanë hyrë gjithsej 2.5 milion shtetas të huaj, me një rritje prej 16.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-ës.

Në raport me 6 mujorin e një viti më parë, rritja është 37.5%. Vetëm në qershor, hynë 876 mijë shtetas, rritje prej gati 40% në krahasim me qershorin 2019. Në raport me të njëjtin muaj të 2021-shit hynë 43% më shumë të huaj.

Shtetasit nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën më të lartë, si në totalin e të huajve që hyjnë në vend, ashtu dhe për ndikimin në rritjen e hyrjeve. Sipas INSTAT-it, në qershor, në vend hynë gati 400 mijë shtetas nga Kosova ose 45% e totalit, thuajse dy herë më shumë se e njëjta periudhë e 2019-ës. Ndërsa për 6 mujorin, hyrjet e shtetasve nga Kosova zinin 39% të totalit.

Për 6 mujorin e parë, vetëm hyrjet e shtetasve nga Greqia nuk e kanë tejkaluar nivelin e para pandemisë. Pas Kosovës, rritjen më të lartë në numër e kanë shënuar shtetasit nga Italia, me 24%. Nga Anglia pati 34% më shumë hyrje, nga Gjermania me 24%. Ndërsa hyrjet e polakëve u rritën me vetëm 1% në janar-qershor (gjithnjë në raport me 2019-n), por fluksi i tyre ka filluar në qershor, me rritje të hyrjeve me 9.5%.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49054 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE