Ambasadori Guido De Sanctis nis detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri!

vovalbania December 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadori Guido De Sanctis nis detyrën si Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri!

Ambasadori Guido De Sanctis filloi sot detyrën e Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

 “Jam i lumtur t’i bashkohem Prezencës në Shqipëri dhe të çoj përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Prezencës dhe vendit pritës”, tha ambasadori De Sanctis.

Ambasadori De Sanctis është diplomat i Ministrisë së Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë. Përpara se të emërohej Kryetar i Prezencës, ai ka qenë zëvendës-ambasador në ambasadën e Italisë në Moskë.

Nga viti 2013 deri më 2017, ai shërbeu si ambasador i Italisë në Katar dhe nga viti 2011 deri më 2013, si konsull i përgjithshëm i Italisë në Benghazi të Libisë. Gjithashtu, ai ka shërbyer në ambasadat italiane në Tripoli, Bernë dhe Kiev.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48996 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE