Në ditën e tij më të lumtur i riu zbulon se ishte i martuar prej 8 vjetësh!
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Një burrë nga Republika Domenikane është përballur me një të papritur pasi kishte vendosur që të lidhte kurorë. 39-vjeçari shkoi në bashkinë e qytetit për t’u martuar me të fejuarën e tij po zbuloi se ishte i martuar prej 8 vitesh. Kjo ngjarje ka ndodhur në Pastena, në provincën e Salernos.
39-vjeçari nga Republika Domenikane por që jeton në Itali, mohoi që ta njihte gruan në fjalë. Ai bëri një denoncim në komisariatin e Salernos dhe paraqiti si provë pasaportën e tij nga e cila rezultonte se në atë kohë ai nuk ndodhej në Republikën Domenikane, por në shtetin italian.
Rikujtojmë, se një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi. Mësohet se një nuse u martua me një të afërmin e saj pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës. Dasma ishte planifikuar të ndodhte më 22 prill në fshatin Malkapur Pangra në rrethin Buldhana.
Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e duke u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës. Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën rreth 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të.