Incident para Kuvendit, një 32-vjeçar përplasi me makinë traun në hyrje të Parlamentit!
Një incident u regjistrua sot në hyrje të selisë së Parlamentit, zonë që ruhet nga efektivë të Gardës së Republikës. Një 32-vjeçar të cilit i jepen inicialet M.B., dëmtoi me makinë traun në hyrje të Kuvendit. Në njoftimin zyrtar, thuhet se ai u shoqëria nga uniformat blu e po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi zyrtar:
Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament. 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, jo zyrtarisht mësohet se personi i përfshirë vuan nga probleme të lidhura me depresionin dhe kurohet me ilaçe. Tashmë ai ndodhet në komisariatin nr.1 të policisë për veprime të mëtejshme hetimore.