Nuk jeni të kënaqur me rezultatet në mësime të fëmijëve tuaj?! Hidhini një sy orarit të tyre të gjumit!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nuk jeni të kënaqur me rezultatet në mësime të fëmijëve tuaj?! Hidhini një sy orarit të tyre të gjumit!

Fëmijët të cilët nuk bëjnë mjaftueshëm gjumë dhe rrinë deri vonë natën zgjuar, kanë rezultate më të dobëta në mësime sipas disa studimeve. Ekspertët thonë se prindërit duhet t’u kushtojnë rëndësi orareve se kur flenë fëmijët, përndryshe ata mund të kenë probleme me lëndën e matematikës dhe me leximin.

Hulumtimet janë kryer me djem e vajza 7 dhe 3 vjeç, si dhe kanë analizuar shprehitë e tyre të gjumit. Ata të cilët nuk kishin shkuar me rregull në shtrat, kishin pasur rezultate më të dobëta, krahasuar me ata të cilët çdo natë flenë në të njëjtën orë dhe bëjnë mjaftueshëm gjumë.

Gjithashtu është zbuluar se 3-vjeçarët të cilët nuk flenë çdo natë në të njëjtin orar kanë probleme me rregullimin e emocioneve, si dhe kanë shanse më të mëdha për të qenë obezë më vonë në jetë. Ekspertët paralajmërojnë se fëmijët mund të kenë probleme psikologjike dhe të ndihen më të lodhur nëse nuk flenë çdo natë në të njëjtin orar. Studimi ka përfshirë më shumë se 11,000 fëmijë dhe ka zgjatur rreth katër vite.

Rikujtojmë se, vendosja e rutinës së ngrënies së mëngjesit të shëndetshëm për fëmijët e tyre, për shumicën e prindërve është një sfidë. Jo rrallë fëmijët shfaqin dëshirën për ngrënie ushqimesh nutritive të varfra që janë të pasura me sheqer të rafinuar apo refuzojnë ngrënien e mëngjesit, ndërsa prindërit në mungesë kohe dhe durimi dorëzohen.

Ky është gabimi i parë që duhet përmirësuar, sepse mëngjesi i rregullt dhe i shëndetshëm do t’i sjellë përfitime fëmijës. Anashkalimi i këtij vakti çon në përqendrim të keq dhe në kujtesë të dobët, obezitet apo mesvakte të pashëndetshme.P

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49018 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE