“Jeta e saj private…”/ Gazetarja e njohur zbulon shkakun e krisjes së fortë të marrëdhënies mes Besit dhe Xhensilës

vovalbania December 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jeta e saj private…”/ Gazetarja e njohur zbulon shkakun e krisjes së fortë të marrëdhënies mes Besit dhe Xhensilës

Gazetarja kosovare, Albina Zeneli, ka zbuluar detaje në lidhje me krisjen e përfolur mes çiftit të showbizit Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut.

E ftuar në emisionin “Goodmornins Albanians” në Euronews, Zeneli tha se ka burime të sigurta që i pohojnë se mes çiftit të njohur ka pasur një krisje të fortë.

Ajo tha se problematika mund të ketë lindur për shkak të lajmeve që kanë qarkulluar për të kaluarën e këngëtares, gjë e cila ka shkaktuar xhelozi nga ana e aktorit.

Por Zeneli shtoi se çifti ka mundur ta tejkaloj krizën dhe tani janë sërish së bashku.

“Ata kanë pas një krizë shumë të madhe, por që siduket e kanë tejkaluar, ku i dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre. Unë besoj se ka ndikuar xhelozia, meqënëse për Xhensilën kemi pasur gjithmonë lajme për jetën e saj private në të kaluarën. Unë mendoj se Besi shpërtheu dhe nuk e duroi dot këtë pjesë”, tha Zeneli.

"Jeta e saj private..."/ Gazetarja e njohur zbulon shkakun e krisjes

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE