Humbën 10 mijë euro nga çmimi i madh, banorët i kërkojnë llogari Oltës pse përqafoi Ilir Shaqirin!
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme në kuadër të një loje brenda shtëpisë është futur fituesi i edicionit të parë i këtij formati, Ilir Shaqiri. Ama Olta ka reaguar duke thyer rregullin e lojës dhe ka takuar Ilirin, duke humbur kështu 10 milionë nga çmimi i madh. E për këtë më pas banorët i kanë kërkuar llogari Oltës edhe duke debatuar me të.
Olta: Po dhe e prisha me Ilirin, çfarë keni tani, unë e prisha
Luizi: Po ta mbajmë në kuadër të lojës moj burrneshë
Olta: Ok, pra dakort
Luizi: Ilirin nuk e ke as kushëri, as asgjë, mund ta kesh shok
Olta: Kisha shumë dëshirë ta takoja. Më doli spontanisht nuk e kontrollova dot
Luizi: Po këtë herë e prishe pra, iku, loja kushedi sa zgjat, do hyjnë 15 vetë, të gjithë ta prishim nga njëherë ça kuptimi ka
Ajo çfarë u vu re gjatë vizitës së Ilirit brenda në shtëpi është se si Iliri takon Luizin dhe i ofron atij një cigare, teksa nis edhe bisedën me banorët e tjerë. Ndër të tjera ai ka patur një bisedë me Luizin dhe me banorët e tjerë rreth kurioziteteve të tyre për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audienca. Luizi e ka pyetur Ilirin se kush fiton dhe balerini ka dhënë një përgjigje të nënkuptuar.