Diola Dosti ka një mesazh për partneren e ish burrit
Aventura e nutricionistes Diola Dosti në “Big Brother” nuk zgjati aq sa ajo vetë priste, megjithatë ish-banorja e reality show-t të njohur spikati vazhdimisht sa i përket diskutimeve për familjen, avancimit të gruas në karrierë, përmirësimit të vetes etj.
Po ashtu ajo pati mundësinë të rrëfente për të gjithë historinë e saj të dashurisë, divorcin, vështirësitë që kishte kaluar si një nënë single me 3 vajza dhe se si ja kishte dalë të bënte përpara në karrierë dhe të arrinte në stadin ku gjendet.
E ftuar në “S’e luan Topi”, ajo ka bërë një rrëfim të gjatë për karrierën dhe familjen.
Në një moment dietologia ceku temën e familjes dhe na habiti të gjithëve teksa i dërgoi një mesazh partneres aktuale të ish-bashkëshortit të saj, duke i kërkuar që të kujdeset për të dhe mos e lëndojë.
“Para se të ndaheshim u kishim premtuar vajzave që do i çonim me pushime në Turqi, por u ndamë dhe nuk shkuam dot. Prandaj i thashë hajde merri vajzat, partneren që ke në krah dhe shkojmë me pushime të gjithë së bashku. Nuk shkuam sepse ai tha jo, por unë nuk e kam problem sepse ne do të takohemi shpesh dhe është më mirë të jemi miq se sa armiq. Unë nuk e kam fare problem. Sot ajo është e zgjedhura e tij dhe ka vlerë për të, ashtu siç unë kam qenë dikur. Mesazhi im për të është të kujdeset për Dardanin dhe të mos e lëndojë dhe të përpiqet që të jemi në harmoni edhe me vajzat. Unë nuk e urrej dhe me të vërtetë i uroj më të mirat.”- tha Diola.