“20 vjet pa ty”, Vesa Luma kujton të atin e ndjerë në përvjetorin e vdekjes
vovalbania
February 22, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Vesa Luma është një ndër këngëtaret më në zë në vendin tonë. Artistja publikon herë pas here imazhe nga përditshmëria e saj pa kursyer detaje nga jeta private për ndjekësit e saj. Ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në InstaStory, artistja i ka dedikuar disa fjalë mjaft të ndjera të atit në përvjetorin e vdekjes së tij.
“Na mungon babi. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshillë, mbështetje e dashuri që kemi marrë prej teje! Jam me fat e krenare të jem vajza jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”, ka shkruar Vesa Luma. /VOV ALBANIA