Donald dhe Beatrix i japin fund lidhjes, kush është vajza misterioze që u shfaq në krah të aktorit të humorit? (FOTO)

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald dhe Beatrix i japin fund lidhjes, kush është vajza misterioze që u shfaq në krah të aktorit të humorit? (FOTO)

Ndarja e Beatrix dhe Donaldit është tashmë pjesë e pandashme në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Shkak për prishjen e këtij raporti u bë festa private e Big Brother, ku këngëtarja nuk u pa në asnjë sekondë përkrah tij.

Por teksa Trixa mungoi në krah të Donaldit, një vajzë tjetër ‘ia zuri vendin’. Një foto e shkrepur gjatë momentit të festës na ka bërë të dyshojmë se tashmë kjo marrëdhënie ka edhe një person të tretë.

Në fakt nëse përmendim këtu edhe Bora Zemanin, do ta quanim të katërt. Donaldi është fotografuar përgjatë mbrëmjes me një vajzë brune, që nuk është as ish-banore dhe as personazh i famshëm.

Të dy kanë kaluar disa minuta nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dukeshin shumë të afërt. Ndoshta kjo është skena që Beatrix ka parë dhe nuk i ka pëlqyer. Në media u raportua se këngëtarja kishte shkuar vonë në festë dhe ishte larguar shumë shpejt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE